Z. Azemi ka lindur në vitin 1985 në Lipjan, Kosovë. Është bërë pjesë e stafit të bankës ProCredit Kosovë në Shtator 2007 si Këshillues Biznesi, më pas si Oficer i Vlerësimit të Riskut të Kredisë. Në vitin 2013 është emëruar Drejtor i Njësisë së Kontrollit të Kredisë, Metodologjisë dhe Analizës. Në fillim të vitit 2014 është emëruar Drejtor i Njesisë së Vlerësimit të Riskut të Kredivë të Vogla, për të vijuar më pas në pozicionin e Drejtorit të Departamentit Biznesit të Vogël dhe më pas atë të Zv. Drejtorit të Departamentit të Biznesit.
Aktualisht është Anëtar i Drejtorisë Ekzekutive të ProCredit Bank Shqipëri. Ai ka përfunduar studimet e larta në Universitetin e Prishtinës, Dega Menaxhim dhe Informatikë. Gjithashtu ka përfunduar në mënyrë të suksesshme Akademitë e ProCredit Holding, si atë Rajonale në Veles, Maqedoni dhe Akademinë Manaxheriale në Frankfurt, Gjermani.
Z.Haliti ka lindur në vitin 1980 në Pejë, Kosovë. Është bërë pjesë e stafit të bankës ProCredit Kosovë në Mars të vitit 2004 si Këshillues Biznesi për të vijuar më pas si Analist Kredie për Korporata. Në vitin 2008 u emërua Zëvendës Drejtor i Departamentit të Menaxhimit të Riskut të Kredisë dhe ka mbajtur këtë pozicion deri në vitin 2013 kur u emërua Drejtor i këtij departamenti. Në vitin 2018 u bë pjesë e ProCredit Bank Shqipëri, si Drejtor i Divizionit të Riskut të Kredisë.
Aktualisht është Anëtar i Drejtorisë Ekzekutive të ProCredit Bank Shqipëri. Ai ka përfunduar studimet e larta në Universitetin e Prishtinës, Dega Banka dhe Financa. Gjithashtu ka përfunduar në mënyrë të suksesshme Akademitë e ProCredit Holding, si atë Rajonale në Veles, Maqedoni dhe Akademinë Manaxheriale në Frankfurt, Gjermani.