Politika e Privatësisë

Raportimi i një mashtrimi
  • Misioni i bankës
  • Struktura e bankës
  • Etika e biznesit
  • Politikat mjedisore
  • Informacioni Ligjor
  • Politika e Privatësisë
  • Ankesa
  • Sistemi i Sinjalizimit
  • CRS dhe FATCA
  • Siguria online

I nderuar vizitor,

Ju bëjmë me dije se, me qëllim për t'ju ofruar një shërbim sa më të mirë, të shpejtë dhe sipas kërkesave tuaja, Banka ProCredit ka krijuar disa forma aplikimi, ku disa nga fushat e faqes se internetit të ProCredit Bank si psh. aplikimi në Programin “Bankieret e Rinj” apo kërkesa online për Aplikim për Shërbime Bankare, apo ankesat e klientëve kerkojne nga perdoruesi qe te plotesoje formen e aplikimit online duke vendosur ne kete menyre, edhe disa nga te dhenat e tij personale.

Të dhënat do të grumbullohen, perpunohen dhe ruhen nga banka ne perputhje te plote me parashikimet e ligjit nr. 9887 date 10.03.2008 "Per Mbrojtjen e te Dhenave Personale". Këto veprime do të kryhen sipas parimit të respektimit dhe garantimit të drejtave dhe lirive themelore të njeriut dhe në veçanti të drejtës së ruajtjes së jetës private.

Banka ProCredit thekson se dhenia e te dhenave tuaja personale nuk eshte e detyrueshme dhe eshte ne deshiren e cdo subjekti per te dhene vullnetarisht informacionin e kerkuar dhe per te vijuar me tej me aplikimin per qellimin per te cilen ajo kerkohet (psh: aplikim per pune, aplikim per sherbime bankare, aplikim i ankeses online).

Ne kete kuader, Banka ProCredit deshiron te vere ne vemendje te cdo perdoruesi se pasi informacioni ka mberritur ne Web serverin e Bankes, kjo e fundit implementon nje sistem sigurie te standarteve me te larta per ruajtjen dhe perpunimin e metejshem te ketyre te dhenave, ne perputhje te plote me parashikimet e ligjit nr. 9887 date 10.03.2008 "Per Mbrojtjen e te Dhenave Personale". Ne perdorim masat e duhura të sigurisë për të mbrojtur të dhënat nën kontrollin tone kundër manipulimit, humbjes, shkatërrimit, aksesin e personave të paautorizuar dhe zbulimin e paautorizuar. Procedurat tona të sigurisë përmirësohen vazhdimisht duke vënë në funksionim teknologji të reja.

Perdoruesi konfirmon plotesimin dhe vertetesine e informacionit te dhene duke deklaruar se ka plotesuar ne menyre korrekte dhe te vertete te gjithe informacionin te kerkuar. Gjithashtu, me plotesimin e aplikimit online, perdoruesi deklaron se jep miratimin e tij per procesimin e metejshem te informacionit te dhene per perdorim nga ana e bankes sipas deklarates se privatesise mbi te cilin klienti jep pelqimin e tij ne rastin e aplikimit ne ProCredit Entry Programme sipas linkut: https://cv-uploader.procredit-holding.com/PrivacyPolicy/Privacy%20Statement%20Albania.pdf , apo per qellimin per te cilin perdoruesi ka deklaruar vullnetarisht te dhenat e tij personale dhe/ose për njoftime promocionale me mjete të ndryshme komunikimi ne rast se subjekti i te dhenave ka dhene pelqimin e tij online (rasti i aplikimeve online per sherbime bankare).

Deshirojme te qartesojme te gjithe subjektet e te dhenave, se informacioni i dhene prej jush do te perpunohet nga ana jone sipas qellimit te percaktuar, apo pelqimit te klientit, apo percaktimeve legjislacionit shqiptar. Keto te dhena nuk i transmetohen paleve të treta të paautorizuara pa pelqimin e klientit, sipas kuardit te legjislacionit shqiptar per mbrojtjen e te dhenave personale.

Ne cdo moment, pasi perdoruesi te kete dhene vullnetarisht informacionin e kerkuar ne fushat specifike, ketij te fundit i lind e drejta qe, nepermjet nje kerkese prane Bankes ProCredit , te aksesoje keto te dhena si dhe te kerkoje korrigjimin e tyre. Ruajtja, trajtimi dhe perpunimi i ketyre te dhenave behet ne perputhje me ligjin nr. 9887 date 10.03.2008 "Per Mbrojtjen e te Dhenave Personale", dhe akteve nenligjore ne zbatim te tij. Politika jone e privatesise mund te ndryshoje ne te ardhmen.

Megjithate ne asnje rast nuk do të mund te kufizohen te drejtat e garantuara nga ligji nr. 9887 date 10.03.2008 "Per Mbrojtjen e te Dhenave Personale", dhe akteve nenligjore ne zbatim te tij.

Dëshirojme t'ju informojmë paraprakisht se gjatë gjithë marrëdhënies suaj me bankën ProCredit, për arsye eficente dhe cilësie të lartë shërbimi disa shërbime mund të transferohen dhe të kryhen në kohë reale nga Banka ProCredit në Kosovë. Për realizimin e shërbimeve të ofruara nga banka kundrejt Klientit nevojtiet që të dhënat tuaja personale të transferohen në kuptim të ligjit në fuqi "Për mbrojtjen e të dhënave personale" pranë Bankës ProCredit në Kosovë, shtet i cili nuk ka nivel të mjaftueshem për mbrojtjen e të dhënave personale. Për këtë arsye transferimi do të kryhet në perputhje me Ligjin Nr. 9887, datë 10.3.2008 "Për mbrojtjen e të Dhënave Personale", i ndryshuar si dhe Udhëzimin  Nr. 41, Datë 13. 06. 2014 "Për lejimin e disa kategorive të transferimeve ndërkombëtare të të dhënave personale në një shtet që nuk ka nivel të mjaftueshëm të mbrojtjes së të dhënave", duke synuar sigurimin e një niveli të mjaftueshëm të mbrojtjes së të dhënave.