Zona 24/7

Kreditë

Si një bankë inovatore dhe e fokusuar në plotësimin e nevojave të klientëve tanë, kemi sjellë një koncept modern bankimi në tregun shqiptar, “ZONAT 24/7”.

E veçanta e këtyre zonave është se në to janë të vendosura pajisje të tilla të teknologjisë së lartë, të cilat mundësojnë të kryeni vetë një gamë të gjërë shërbimesh bankare, shpejt dhe pa u kufizuar nga orari zyrtar i bankës. Për të hyrë dhe marrë shërbime bankare në këtë zonë ju duhet të jeni të pajisur me një kartë debiti, ose krediti.

Shërbimet që mund të kryheni në Zonen 24/7

  • Depozitim ose Tërheqje
  • Gjendja e llogarisë
  • Transaksione nëpërmjet E-banking
  • Ndërrim i Pin të Kartës

Depozitim ose Tërheqje

Posaçërisht për klientët e biznesit, kemi sjellë një shërbim të ri që do të lehtësojë më shumë menaxhimin e fondeve duke depozituar në cdo kohë në pajisjet që ndodhen ne Zonen24/7 pa qenë nevoja të prisni në rradhë apo  të nxitoni për të arritur orarin zyrtar të bankës për të plotësuar nevojat e biznesit tuaj.

Dropbox . Kryesisht ofrohet për bizneset që kanë qarkullim të lartë ditor të cash-it. Nëpërmjet lidhjes së një marrëveshje paraprake me bankën mund të depozitoni në çdo kohë në këtë kasafortë në vlera mbi 1,000,000 Lek/dite ekuivalenti ne Eur dhe Dollar.                                   

Bankomat . Përveç se mund të tërhiqni deri në 300,000 lekë/2,000 euro nga llogaria juaj e biznesit dhe deri në 200,000 lekë/ 1,500 euro në llogari personale,  në këtë pajisje ju keni mundësi të depozitoni

  • deri në 1,000,000 lekë /7’000 €  në ditë në llogaritë tuaja rrjedhëse të biznesit
  • deri në 50 kartmonedha në një depozitim të vetëm
  • Kartëmonedhat mund të jenë me prerje 500 ;1,000; 2,000 dhe 5,000 Lekë etj ose 5, 10, 20 ,50,100,200,500 Eur
  • Klientët gjatë ditës mund të depozitojnë më shumë se një herë por me kusht që vlera totale ditore mos të tejkalojë limitin e përcaktuar 1,000,000 lekë ose 7,000 Eur.
  • Fondet bëhen të vlefshme  në llogarinë tuaj në më pak se 5 minuta, njësoj sikur veprimin ta kishit kryer në sportelet e bankës, ndërkohë që kurseni kohën tuaj, duke mos pritur në radhë.

Gjëndja e llogarisë

Cdo Klienti ju ofrohet mundësia për të parë bilancin në llogari rrjedhëse duke shfrytëzuar menynë   “Balanca”  në secilin bankomat te Zones 24/7.Përveç shikimit te bilancit, j’u ofrohet mundesia e printimit të 10 transaksioneve të fundit nëpërmjet shërbimit  “10 transaksionet e fundit” në cdo bankomat te Zones 24/7

Transaksione përmes E-banking – Këndi E-banking ofron mundësinë e hyrjes në platformën e-banking, përmes të cilës mund të kryeni transferta brenda bankës,këmbime valutore, transferta kombëtare, ndërkombëtare si dhe pagesa faturash. Gjithashtu mund të ndryshoni fjalëkalimin për të hyrë në Ebanking ose mund të shikoni nëpërmjet menysë “Urdhërpagesat e fundit” nje urdhër transfertë specifike duke përdorur një sërë  filtrash  si tipi I transfertës ,emri I përfituesit, banka përfituese , IBAN , shuma, monedha, etj

Njëkohësisht përmes këtij këndi ju mund të hyni direkt në faqen zyrtare të ProCredit Bank dhe të shikoni të gjitha videot udhëzuese që ne kemi përgatitur për ju, të cilat në detaje shpjegojnë se si të realizohen shërbimet hap pas hapi

              


Në rast se keni pyetje, apo keni nevojë për mbështetje gjatë kryerjes së veprimeve?

Çdo shërbim që ne ofrojmë në këtë zonë është i thjeshtë dhe mund të kryhet në mënyrë të pavarur. Megjithatë në rast se keni pyetje, apo keni nevojë për asistencë teknike ne ju mundësojmë të lidheni me Qendrën e Kontaktit, direkt nga ambientet e Zonës 24/7, duke ngritur vetëm receptorin e telefonit.

Çfarë përfitimesh sjell për ju Zona 24/7?

• Kurseni kohën tuaj duke mos pritur në sportel, por depozitoni në këtë pajisje shpejt dhe lehtë.
• Ju nuk kufizoheni nga orari zyrtar i bankës për të marrë shërbime bankare brenda orarit zyrtar.
• Teknologjia e përparuar e përdorur në këto zona ju garanton shërbime të sigurta dhe më të lira se në sportel.
• Të gjitha pajisjet e zones 24/7 janë shumë të thjeshta në përdorim