Aksionarët

Raportimi i një mashtrimi
  • Misioni i bankës
  • Struktura e bankës
  • Etika e biznesit
  • Politikat mjedisore
  • Informacioni Ligjor
  • Politika e Privatësisë
  • Ankesa
  • Sistemi i Sinjalizimit
  • CRS dhe FATCA
  • Siguria online

ProCredit Bank Shqipëri u themelua në vitin 1995 si “Fondacioni për Sipërmarrje, Financë dhe Zhvillim” (FEFAD), ku 100% e kapitalit aksioner sigurohej nga KfW. Fokusi i institucionit ishte të siguronte mundësi financimi për bizneset shqiptare të vogla dhe shumë të vogla.Pavarësisht nga trazirat politike dhe ekonomike në vend, në vitin 1997 FEFAD-i arriti të ketë një performancë financiare të suksesshme dhe morri licencën bankare në vitin 1999, duke u kthyer kështu në FEFAD Bank.
Aksionarët themelues të bankës ishin Fondacioni FEFAD, ProCredit Holding (atëherë e njohur si IMI), Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (EBRD), si dhe Korporata Ndërkombëtare Financiare. Këtyre aksionarëve iu bashkua edhe Commerzbank AG në vitin 2002. Në vitin 2003, institucioni mori emrin “ProCredit Bank”, duke reflektuar në këtë mënyrë lidhjen me grupin ProCredit.

Struktura aksionare, Dhjetor 2019:

Aksionari Shuma e vlerës nominale  (LEK) Zyrat Qëndrore Aksione
ProCredit Holding 4,377,074,983.56 Frankfurt, Gjermani 100%
Totali i kapitalit 4,377,074,983.56   100%

Zeitinger Invest GmbH është aksionari udhëheqës si dhe investitori strategjik në ProCredit Holding. Zeitinger Invest GmbH (dhe paraardhësi IPC) ka qenë forca shtytëse ndërmarrëse prapa grupit ProCredit që nga themelimi i bankave.

ProCredit Holding është partneritet publiko-privat. Përveç Zeitinger Invest GmbH dhe ProCredit Invest, aksionarët e tjerë privatë të ProCredit Holding përfshijnë fondacionin Dutch DOEN, fondin pensional amerikan TIAA-CREF, fondin amerikan të mikrofinancave Omidyar-Tufts dhe fondin investues zviceran responsAbility. Aksionarët publikë të ProCredit Holding përfshijnë KfW (bankën promocionale gjermane), IFC (sektori privat i Bankës Botërore), FMO (banka zhvillimore holandeze), BIO (Kompania Investuese Belge për Vendet në Zhvillim) dhe Proparco (Kompania investuese dhe Promovuese Franceze për Bashkëpunim Ekonomik).

Forma ligjore e ProCredit Holding është KGaA (Kommanditgesellschaft auf Aktien, ose në shqip një partneritet me përgjegjësi të kufizuar). Kjo është një formë ligjore e përdorur shpesh në Gjermani, e cila në thelb mund të konsiderohet si një kompani aksionare në të cilën roli i bordit drejtues është marrë përsipër nga një partner i përgjithshëm, dhe në të cilën partneri i përgjithshëm ka të drejtat e pëlqimit mbi vendime të caktuara të aksionarëve. Në rastin e ProCredit Holding, partneri përgjithshëm është një kompani e vogël e veçantë e cila zotërohet nga aksionarët kryesorë të ProCredit Holding AG&CO, KGaA, Zeitinger Invest GmbH, ProCredit Staff Invest, DOEN, KfW dhe IFC. Struktura KGaA do t’i lejojë ProCredit Holding të rrisë kapitalin në të ardhmen pa ulur ndikimin e aksionarëve kryesorë në sigurimin e gjithë qëllimeve, në zhvillimin dhe suksesin tregtar.