Oferta

Kreditë

Njihu me Ofertën e Paketës për Bizneset | 0 komision 6 muajt e parë

Hapja e një llogarie biznesi në bankën digjitale ProCredit, ju mundëson lehtësi dhe shpejtësi në realizimin online të veprimeve bankare, pa pritur në rradhët e gjata dhe pa u shkëputur nga aktiviteti juaj i përditshëm. Për më tepër ju përfitoni 0 komision për këtë paketë për 6 muajt e parë, si një ofertë mirëseardhje për biznesin tuaj në ProCredit Bank. Bëj zgjedhjen e duhur për biznesin tënd dhe përfito paketën me shërbimet e mëposhtme pa asnjë komision:

  •   Hapja dhe mirëmbajtja e 2 llogarive rrjedhëse të biznesit (LEK dhe EUR)
  •  Hapja dhe mirëmbajtja e llogarive të kursimit. Për llogari kursimi ju përfitoni interes vjetor 1.5% në Lek dhe 0.5% në EUR
  •   Lëshimi dhe mirëmbajta e 2 kartave të biznesit
  •   Depozitim dhe tërheqje në ATM të ProCredit Bank 24/7/365
  •   Pajisja dhe mirëmbajtja e platformës e-banking (online)
  •   5 Transferta kombëtare me shumë deri në 1,5 milion lekë pa komision çdo muaj
  •   Pa komision pagesa dogane, tatime, sigurime, pagesat e faturave mujore (Energji elektrike, ujë, telefon, etj.)

Krahas shërbimeve të mësipërme, mund të përfitosh nga kushtet e favorshme për kryerjen e transfertave ndërkombëtare:

  •  Për çdo pagesë ndërkombëtare që klienti bën komisioni është 15€ (share/ben) dhe një komision 30€ (our).  Ky është komisioni maksimal që klienti do paguajë pa marrë parasysh shumën e transfertës.
  •  Transfertat ProPay me një komision 2.5€ për të gjithë transfertat ndërkombëtare që realizohen brenda rrjetit të bankave ProCredit në rajon (Kosovë, Maqedoni e Veriut, Bullgari, Greqi, Bosnje, Serbi, Gjermani, etj.)
  •  Komision 0 për të gjitha transfertat hyrëse.

Çfarë ju nevojitet për të hapur një llogari biznesi? Banka ProCredit ju jep lehtësi edhe në hapjen e llogarisë së biznesit tuaj, duke aplikuar online këtu.

ProCredit Bank është pa dyshim Partneri Ideal i Biznesit tënd!