Fitch Ratings: Rikonfirmim BB- për ProCredit Bank Shqipëri

12/24/2021

ProCredit Bank Shqipëri konfirmohet me vlerësim kreditor të shkallës BB- nga Fitch Ratings. Agjencia ndërkombëtare për vlerësim kreditor Fitch Ratings ka konfirmuar edhe kete vit klasifikimin me BB- (Long-Term Issuer Default Rating) - Perspektivë e Qendrueshme për ProCredit Bank Shqipëri.

Ky vlerësim i lartë i qëndrueshmërisë kreditore të Bankës ProCredit Shqipëri pasqyron menaxhimin e duhur dhe sistematik të riskut si dhe të cilësisë së lartë të aseteve. Në anën tjetër qëndrueshmëria e lartë e Bankës ProCredit Shqipëri është rezultat i mbështetjes së ProCredit Holding, aksionarit kryesor të bankës, – me shkallë vlerësimi të konfirmuar edhe këtë vit BBB. ProCredit Holding zbaton një politikë të kujdesshme të menaxhimit të riskut në secilën nga bankat e grupit.

Për Bankën ProCredit Shqipëri konfirmimi i vlerësimit është një votë e besimit në strategjinë e bankës në funksion të mbështetjes financiare të bizneseve të vogla dhe të mesme dhe reflekton konfirmim të stabilitetit tonë si një institucion financiar që dëshmon për shkallën e lartë të respektimit të praktikave dhe standardeve më të larta ndërkombëtare bankare.