Kthehu te lista

Arë + Truall + Ndërtesë me sipërfaqe 5364 m2. Zharrëz, Fier.

Prona ka një infrastrukure të ngritur e cila mund ti shërbeje çdo aktiviteti që do të zhvillohet aty.

Të dhënat për pronën

Lloji i pronës

Truall dhe ndërtesë biznesi

Të dhënat mbi siperfaqen

5364.00 m2

Avantazhet e Pronës

Prona është arë, truall dhe ndërtesë me sipërfaqe totale 5364 m², nga ku truall 2734 m² dhe sipërfaqe ndërtimi 1428.5 m², e cila është një objekt industrial një katësh. Toka është e rregulluar, e sistemuar dhe e rrethuar me mur. Ajo është e asfaltuar dhe ka një sipërfaqe të konsiderueshme të mbjellë me pemë dekorative dhe ambjente të gjelberuara. Hyrja për në pronë realizohet nëpërmjet portës së jashtme e cila është e telekompanduar, ka lartesi të madhe për të mundesuar edhe aksesin e lehtë të mjeteve të rënda të transportit.  Fasada është e suvatuar dhe e lyer. Ndërtimi është relativisht i ri, i kryer pas vitit 2004. Prona lidhet nëpermjet një rrugice fshati me rrugën nacionale Fier-Berat.

Për çfarë mund ta përdorni këtë pronë?

Për vetë madhësinë qe ka prona mund të përdoret për aktivitete të ndryshme, kryesisht për kompani prodhuese, të cilat mund të vendosin linjat e tyre të prodhimit në të.

Çmimi i shitjes

276,498 Euro