Kthehu te lista

Truall + Ndërtesë me sipërfaqe 950 m2. Kukës.

Prona ndodhet në një zonë te parapëlqyer të Kukësit, fare pranë rrugës kryesore të qytetit dhe pranë institucioneve administrative dhe arsimore. Infrastruktura përreth saj është shumë e mirë. Vëndndodhja e pronës në një zonë të përshtatëshme për qëllime komerciale bën që kjo pronë të shihet si një mundesi e mire investimi.

Të dhënat për pronën

Lloji i pronës

Truall dhe ndërtesë biznesi

Të dhënat mbi siperfaqen

950.00 m2

Avantazhet e Pronës

Prona “Truall + Ndërtesë 2K” me  sipërfaqe prej 950 m2 dhe sipërfaqe  ndërtimore prej 400 m2, ndodhet në  lagjen nr. “5” (Zabeli), në qytetin e Kukësit.  Aktualisht  prona është në përdorim si Njesi ( Bar kafe+Restorant ).  Prona  lokalizohet rreth 320 m në anën veri-lindore të qëndrës së qytetit të Kukësit,  dhe rreth 220 m në veri-perëndim të gjimnazit “Havzi Nela” dhe shkolles 9-vjecare “Bajram Curri”, si dhe  rreth 220 m në veri-perëndim te Stadiumit “Zeqir Ymeri”  Aksesi për në pronë është mjaft i favorshëm.  Ambienti përreth pronës e bënë me atraktive funksionin e kësaj pasurie.

Për çfarë mund ta përdorni këtë pronë?

Prona mund të përdoret për aktivitete të ndryshme komerciale dhe tregtare Bar-Kafe-Restorant.

Çmimi i shitjes

261,000 EUR