Nga pikëpamja urbanistike kemi të bëjmë me një zonë bujqësore me parcela Arë të ndara në forma të rregullta gjeometrike me rrugë të ndërmjetme parcelash dhe kanale kullues e vaditës.
Tokë Arë
1744.00 m2
Prona ndodhet në fshatin Rreth, Shijak të qytetit të Durrësit. Prona tokë arë ndodhet në një terren të sheshtë dhe rrotull saj nuk ka ndërtime dhe ka sipërfaqe të lira toke. Rruga kryesore është pingul me rrugën nacionale Shijak-Durrës dhe është e shtruar me asfalt. Zona në të cilën ndodhet prona është zonë bujqësore. Aksesi për në pronë bëhet nëpërmjet rrugëve dytësore pjesërisht të asfaltuara dhe pjesërisht të shtruara me çakull. Zona ka karakter bujqësor dhe tokat arë përdoren për mbjelljen e kulturave të ndryshme bujqësore.
Prona mund të përdoret për kultivimin e kulturave të ndryshme bujqësore.