Ja pse është koha më e mirë që bizneset të shfrytëzojnë potencialet për investime

6/22/2021

Intervistë në Revistën Monitor të Z.Gramos Lipovica (Drejtor i Degës Tiranë)

A mendoni se pandemia ka stepur shumë biznese në kryerjen e investimeve të planifikuara që më herët, për këtë periudhë?

Padyshim që pandemia ka pasur efektet e saj duke bërë jo vetëm që të shtyhen planet e investimeve në një moment të dytë nga ana e kompanive, por edhe që këto të fundit të riorganizojnë tërësisht mënyrën sesi operojnë. Nisur nga eksperienca e klientëve tanë, mund të them me bindje së për t’u përshtatur me kushtet e reja, përdormi i teknologjisë në funksion të vazhdimësisë së biznesit ishte zgjidhja që siguroi edhe tejkalimin e vështirësive të krijuara.
Për të evituar kontaktin fizik, shumë prej kompanive morën vendime që lidheshin me konsiderimin e teknologjisë si mjeti me anë të të cilit do kryenin shitjet, ashtu edhe shpërndarjen e produkteve të tyre. U vu re se rritën angazhimin dhe buxhetet për marketingun dhe shitjet përmes internetit. Kjo pandemi, përpos efekteve negative të njohura tashmë nga të gjithë, ka dhe anën tjetër të medaljes. Ajo promovoi natyrshëm edhe në Shqipëri mundësitë që ofron tregu dixhital, gjë që u demonstrua edhe nga rritja eksponenciale që patën shitjet e kryera përmes internetit. Nga një opsion që ishte më parë, u kthye në të vetmen mundësi për të operuar. Mendoj se periudha që prej fillimit të pandemisë e deri më sot që flasim ka testuar mjaftueshëm qëndrueshmërinë e bizneseve, duke rikonfirmuar bizneset e shëndetshme dhe ato që kane potencialin për t’u zhvilluar në mënyrë të qëndrueshme. Në mbështetje të klientëve tanë, ne si bankë arritëm të identifikonim që në fillim klientët e prekur nga situata e bllokimit dhe adresuam në mënyrë të strukturuar kërkesat në lidhje me shtyrjet e kësteve. Kjo qasje na siguroi që të kishim fokus maksimal në identifikimin, vlerësimin dhe plotësimin e çdo nevoje të menjëhershme për klientët tanë. Tashmë, me zhvillimet e fundit, jemi optimistë se më e keqja kaloi. Megjithatë, ne si bankë kemi qenë dhe jemi të gatshëm të vazhdojmë me të njëjtin intensitet mbështetjen për klientët tanë, ashtu siç kemi vepruar si para, ashtu edhe
gjatë pandemisë. Kjo vlen si për individët ashtu edhe SME-të që na kanë zgjedhur si partnerin e tyre financiar. Shërbimet tona bankare moderne e të përdorshme 24/7, ashtu sikur edhe ekspertiza për këshillim financiar përshtatur me nevojat e biznesit, bën që oferta jonë të jetë shumë konkurruese në treg.

Lexo shkrimin e plotë