Fier - ProCredit vjen me një Zonë 24/7 të re

7/15/2021

Fare pranë qëndrës së qytetit

Shërbimi bankar 24/7 i ofruar përmes pajisjeve elektronike do të përmbushë më së miri nevojat e klientëve të qytetit të Fierit  dhe atyre përreth. Hapja e kësaj Agjencie është në kuadër të strategjisë sonë për të modernizuar në mënyrë të vazhdueshme shërbimet tona bankare, si dhe kanalet bankare nëpërmjet të cilave u shërbejmë klientëve.

Pranë kësaj Zone 24/7 klientëve u mundësohet përdorim i shërbime bankare 24 orë, gjatë 7 ditëve të javës. Çdo individ mund të plotësojë një gamë të gjerë nevojash nëpërmjet përdorimit të ATM-ve, si depozitime dhe tërheqje në limite të larta në lek dhe euro (deri në 1 milion lek në ditë/ekuivalenti në euro). Gjithashtu ata mund të kryejnë shumë shpejt transaksione si, pagesa, transferta, hapje depozitash, menaxhim kursimesh etj., pa u limituar nga orari dhe pa asnjë kosto shtesë. Gjithashtu për klientë biznesi ofrohet edhe shërbimi i depozitimit të shumave të mëdha përmes pajisjes Drop-Box.

ProCredit Bank është një bankë tregtare e orientuar drejt zhvillimit. Ajo është e vetmja bankë me 100 % kapital gjerman në Shqipëri. Aksionari i vetëm është ProCredit Holding, me qendër në Frankfurt, Gjermani. Mbikëqyret nga autoritete të lata të supervizimit gjerman, Bundesbank dhe BaFin që sigurojnë besueshmërinë dhe qëndrueshmërinë e saj.